Janë ditë vërtet të nxehta vere. Madje metereologët pohojnë se gushti në ditët e ardhshme do të jetë edhe më i nxehtë. Ndaj secili nga ne përpiqet të shuajë sa të mundet vapën e sikletshme. Shkencëtarët propozojnë tashmë dicka fare të thjeshtë dhe praktike për tu freskuar, që gjithkush mund ta ketë.Salca e sojës nuk është më vetëm për sushi. Të paktën, këtë mendon një kompani japoneze që ka shpikur tortën me krem me akullore të mbushur me salcë soje.Jo vetëm kaq, kjo është për një kauzë pozitive – ndihmon për rivitalizimin e një qyteti në verilindje të Japonisë që gati ishte zhdukur nga cunami i marsit të 2011.“Është një përzierje salcë soje dhe akulloreje, që prodhon një akullore pak të kripur por përsëri të ëmbël e cila është fiks për në verë,” thotë Kunihiko Shirokawa, një nga shpikësit.“Po planifikojmë një produkt tjetër për në vjeshtë.”Hirota u bashkua me Yamani Soy Sauce Co në Rikuzentakata, një qytet i rrafshuar nga valët gjigante, për një përzierje të re në shije që qarkullon në Japoni për një farë kohe.Megjithëse duket si një vanilje, akullorja ka ndjeshëm një shije të kripur dhe pak shije arre.Bashkëpunimi u mundësua nga Seki Kinya, shefi i Big Apple, një firmë këshillimi për sipërmarrjet në Tokio, i cili u frymëzua të bënte diçka për të ndihmuar pasi kishte kaluar disa kohë duke pastruar si vullnetar në Rikuzentakata.“Isha në Takata gjatë përpjekjeve për pastrim, dhe më rastisi të takoj një ortak të Yamani,” thotë Kinya. “Më pas , kryebashkiaku foli për shpresat e tij për të rivitalizuar bizneset vendase dhe për të hapur vende pune. Ishte e gjitha një koincidencë.”Torta me krem kushton 150 jen, ndërsa akullorja 250. një pjesë e të ardhurave do t’u dhurohen organizatave jo fitim prurëse që ndihmuan në Rikuzentakata.
NQS keni mundesi klikoni ne nje nga ato reklamat ne te majten tuaj
Wednesday, August 22, 2012
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment