Ndodh qe gjenetika te sjelle anomali te çuditshme. Ky është dhe shembulli i një maceje te cila ka lindur me një fytyre dyngjyrëshe. Njëra pjese ka ngjyre te kuqe dhe tjetra ngjyre te zeze shume te erret. Dhe si për te mos i mjaftuar kjo, është prekur edhe nga heterokromia, një term ky i ndërlikuar për ata qe kane ngjyra te ndryshme te syve. Venus-i ne fakt ka një sy jeshil dhe tjetrin blu.Një tjetër e veçante për këtë mace është se ajo ka faqen e vet te Facebook-ut. Te shumte kane qene ata qe kane menduar se gjithçka lidhej me photoshop-in, por pasi kane pare videon e postuar nga pronarja e maces e kuptuan se ishte një vepër e nënës natyre.

NQS keeni koh klikoni ne nje nga ato reklamat blu nga e majta juaj!!
0 comments:
Post a Comment